Barcelona kishte shumë nevojë për një trajner të ri, ku në krye të listës ishte trajneri i River Plates, Marcelo Gallardo, në vitin 2020 kur u shkarkua Ernesto Valverde.
Sidoqoftë, trajneri argjentinas thuhet se i refuzoi Blaugranat të cilët ishin të gatshëm t’i jepnin atij mundësinë që të bëhej trajner për herë të parë në Evropë.
Sipas TyC Sports, Gallardo sapo kishte filluar përgatitjet para-sezonale me River Platen dhe nuk ishte i gatshëm të braktiste një klub që i kishte besuar atij si trajner dhe lojtar.
Pasi Gallardo refuzoi Barcelonën, skuadra katalanase caktoi si trajner Quique Setienin, i cili nuk mundi ta drejtojë ekipin drejt suksesit në La Liga.
Në gusht, Barcelona u nokautua nga Bayern Munchen pas një humbje poshtëruese 8-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe Setien u shkarkua.
Ndërkohë, River Plate nuk ishin në gjendje të fitonin një trofe të vetëm sezonin e kaluar, ndërsa Gallardos ishte i lidhur me Real Madrid si zëvendësues i mundshëm i Zinedine Zidanes. /Telegrafi/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës