Marcelo dëshiron të transferohet në Juventus

17:52 | 23 Janar 2019
Arbresh Info

Bazuar në një raport nga Tuttosport, mbrojtësi Marcelo ia ka bërë të ditur Real Madridit se është shumë i interesuar në transferimin e propozuar te kampioni italian – Juventusi.

“Zonja e Vjetër” ka regjistruar interesim e tyre për transferimin e brazilianit ndërkohë që Marcelo vet ka theksuar se dëshiron të ketë shansin për të diskutuar me klubin në rast se një marrëveshje e arsyeshme shtrohet për të, transmeton portali arbresh.info.

Marcelo ka shpenzuar mbi një dekadë në Bernabeu dhe gjatë kësaj kohe ka arritur të kthehet si njëri nga lojtarët më të favorizuar nga tifozët në Madrid.

Sigurisht, njëri nga faktorët kryesor para kalimit të mundshëm është Cristiano Ronaldo, i cili thuhet se ka shumë dëshirë për të sjellë në Torino ish bashkëlojtarin e tij.

Në rast se ka sukses me këtë atëherë sigurisht se ekziston një argument që duhet thënë se Juventusi është skuadra më e mirë në futbollin evropian sot dhe në rast tashmë qëndrojnë gjërat kështu, atëherë transferimi i tij vetëm se do të përforcojë këto pretendime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme