Mes formës së tyre të dobët pas disfatës 2 me 1 ndaj Levantes pasditen e së shtunës, mbrojtësi brazilian i krahut të majtë Marcelo ka folur për situatën në Real Madrid dhe thashethemet që sugjerojnë që kryetrajneri Julen Lopetegui do të shkarkohet.
“Ne kemi bërë gjëra të mrekullueshme, por topi nuk shkonte në rrjetë”, tha fillimisht Marcelo duke folur në një intervistë për ‘beIN Sports’ pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Marcelo gjeti përfundimisht portën për ‘Los Blancos’ duke shënuar në minutën e 58′ të pjesës së dytë në Santiago Bernabeu, por jo para se ata të thyenin rekordin për më së shumti minuta pa shënuar në histori të tyre.
“Rekordi për minutat pa shënuar? Është turp sepse Levante nuk bërë më shumë sesa që shfrytëzoi gabimet tona. Ne jemi përpjekur në çdo mënyrë 100 për qind”
“Është e padrejtë për të vlerësuar sulmuesit në fillim të sezonit, madje as kur Cristiano Ronaldo nuk shënonte ata vazhdonin të thonin se Real Madridi ka nevojë për një sulmues. Megjithatë, atëherë Cristiano Ronaldo i heshte të gjithë”
“Ne jemi të shqetësuar, por jo të frikësuar. Lopetegui? Ne jemi me të deri në vdekje! Ne do ta lëmë atë të punojë”, përfundoi Marcelo.
Real Madridi deri tani ka dështuar për të fituar në pesë ndeshje duke humbur katër prej tyre.
Pika e fundit që ka siguruar në ligë ka qenë ajo në ndeshjen kundër Atletico Madridit në kuadër të La Ligas që përfundoi pa gola 0 me 0./arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor