Marcelo buzëqesh kur pyetet për transferim te Juventusi

21:17 | 8 Mars 2019
Arbresh Info

Real Madridi është i gatshëm për një revolucion me të vërtetë për shkak se një numër i madh lojtarësh ka gjasa të largohen verën e ardhshme nga Santiago Bernabeu.

Mes këtyre lojtarëve është gjithashtu edhe Marcelo, i cili raportohet të jetë shënjestër e Juventusit dhe mund të jetë zëvendësuesi i Alex Sandrod në stadiumin Allianz, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi brazilian është një shok shumë i mirë i Cristiano Ronaldos dhe ka gjasa t’i bashkohet te “Zonja e Vjetër” ish bashkëlojtarit të tij.

Sot (e premte), Marcelo ishte ndalur nga kamerat e programit televiziv El Chiringuito de Jugones gjatë largimit të tij nga kampi stërvitor i Real Madridit dhe ishte pyetur:

“A është e vërtetë që keni nënshkruar me Juventusin?”

Me të dëgjuar pyetjen, braziliani ofroi një buzëqeshje si përgjigje të vetme./arbresh.info/

https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1104034916885512192

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme