Përzgjedhja e parë e Real Madridit për zëvendësimin e trajnerit nën presion Santiago Solari është Zinedine Zidane dhe jo Jose Mourinho, raporton Marca.
Francezi ka shpenzuar 30 muaj në detyrë te ‘Los Blancos’ dhe i ka udhëhequr ata drejtë një suksesi të padëgjuar duke fituar tre tituj radhazi në Ligë të Kampionëve, përfshirë edhe titullin në La Liga gjatë vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.
Ai u largua në muajin maj të vitit të kaluar, më pak se një javë pas trofeut të fundit evropian, duke thënë se është i lodhur dhe ka nevojë të jetë pak jashtë lojës.
Raporti vjen pas një tjetër raporti që u bë nga një televizion spanjoll që pretendoi se Madridi tashmë ka pasur kontakt me ish yllin e tyre dhe ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për rikthim gjatë verës në karrigen e nxehtë
Trajneri aktual në detyrë, Santiago Solari duket se ka një të ardhme të paqartë në klub dhe raportet sot (e premte) sugjerojnë se ai tashmë është larguar nga detyra dhe se Moruinho është i lidhur me një rikthim në klub.
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino dhe trajneri aktualisht i papunë Antonio Conte janë dy kandidatët e tjerë për “Los Blancos’, që janë në kërkim për një trajner të ri gjatë verës./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...