Është tashmë e ditur që është folur shumë rreth Real Madridit gjatë javëve të fundit, veçanërisht për trajnerin Zinedine Zidane, por francezi do të mbajë detyrën e trajnerit për aq gjatë sa dëshiron sepse klubi ka besim të plotë në të.
Zidane është shumë i qartë se nuk do të jetë një tjetër Arsene Wenger apo diçka i ngjashëm si kjo dhe do të marrë hapin e parë larg nga klubi në rast se situata nuk është plotësisht nën kontrollin e tij, shkruan ‘Marca’, transmeton portali arbresh.info.
Për tani, ai ndihet i sigurt dhe i mbështetur nga lojtarët dhe klubi që është nën udhëheqjen e presidentit Florentino Perez. Kur të përfundoj sezoni, ai do të analizoj të gjitha edhe pse kontrata e tij skadon pas dy sezoneve, por Zidane do të vendos nëse do të vazhdoj apo jo.
Megjithatë, aktualisht nuk ka dyshime rreth të ardhmes së tij.
Në fakt, trajneri nuk ka ndonjë lidhje të veçantë me kontrata dhe këtë e ka shfaqur në më shumë se një rast, si atëherë kur hoqi dorë vitin e kaluar nga kontrata e tij si lojtar ose shtyrjes së transferimeve të lojtarëve verën e kaluar vetëm sepse nuk e pa të nevojshme.
Ai nuk do të ndryshojë dhe do të vazhdoj të jetë për Real Madridin, gjë që dëshmohet edhe me faktin që të gjithë djemtë e tij kanë kaluar nën akademinë e klubit.
Zidane ka hequr dorë edhe nga ofertat për pozitën e trajnerit në kampionatin francez në mënyrë për të qëndruar në Castilla, ndonëse ambiciet e tij të tjera besohet se janë për të udhëhequr skuadrën kombëtare të Francës.
Pra, kjo nuk do të thotë që klubi nuk është i përgatitur për ndonjë ndryshim nga vera e ardhshme./arbresh.info/
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...