Derisa sonte zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian “Gjermania 2024” ndërmjet Spanjës dhe Anglisë, prestigjiozja spanjolle Marca ka përzgjedhur formacionin e ‘dëshitmit’ këtë Euro.
Në këtë formacion të zgjedhur nga gazetarët e Marcas në bazë të statistikave dhe ndeshjeve të luajtura bënë pjesë edhe një nga lojtarët më të mirë të gjitha kohërave në futboll, Cristiano Ronaldo, shkruan Arbresh.info.
Në portë ata kanë zgjedhur gardianin e Kroacisë, Dominic Livakovic.
Mborjtja përbëhet nga dyshja italiane Di Lorenzo dhe Mancini, teksa dy të tjerët janë Zinchenko i Ukrainës dhe Christenseni i Danimarkës.
Mesfusha përbëhet nga Szoboszlai i Hungarisë, McGinn nga Skocia dhe serbi Milinkovic-Savic.
Sulmi përbëhet nga Cristiano Ronaldo, Romelu Lukaku dhe Vlahovic.
Skema e këtij formacioni të dështmit është 4-3-3.
Teksa shumica e këtyre lojtarëve janë eliminuar në fazën e grupeve apo 1/8 e finales, i vetmi që ka mbërritur deri në çerekfinale nga ky formacion është Cristiano Ronaldo me Portugalinë që u eliminua nga Franca./Arbresh.info/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...