Barcelona ka arritur të fitojë mbrëmë në derbin e rivalëve të vjetër ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi lojtari 17-vjeçar, Marc Guiu, shkruan Arbresh.info.
Marc Guiu u inkuadrua nga banka rezervë në minutën e 79-të, për të realizuar gol vetëm pas 30 sekondave.
Kështu sulmuesi i talentuar u bë lojtari i pestë më i ri në histori të Barcelonës që arrin të shënoj gol.
Lojtari më i ri që shënoi gol për Barçën, është Lamine Yamal me 16 vjet e dy muaj dhe 25 ditë, teksa pas tij vijnë Ansu Fati me 16 vjet e 10 muaj, i treti në listë është Bojan Krkic me 17 vjet e 1 muaj dhe 22 ditë, ndërsa i katërti është Gavi me 17 vjet e 4 muaj dhe 13 ditë.
Top 5 e mbyllë Marc Guiu me 17 vjet e 9 muaj dhe 18 ditë.
Të gjithë këta futbollistë janë produkt i akademisë së Barçës, La Masia./Arbresh.info/
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA