Mbrojtësi i Romës dhe Kombëtares së Shqipërsië, Marash Kumbulla pranon se duhet të kishin bërë më mirë në humbjen kundër Bodo/Glimt mbrëmë.
Norvegjezët fituan 2-1 ndeshjen e parë të çerekfinales së UEFA Conference League.
“Na mungonte përqendrimi, veçanërisht në golin e dytë, i cili ishte shumë i shmangshëm”, tha Kumbulla për Sky Italia.
“Tani duhet ta lëmë këtë pas vetes, të fokusohemi të dielën dhe më pas të përgatitemi për ndeshjen e dytë”.
“Sigurisht që do të mësojmë diçka më shumë nga kjo lojë, duhet të përmirësohemi, nga nesër mundë të mendomë për gabimet që kemi bërë dhe të përpiqemi të mos i përsërisim ato”.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” të enjten e javës së ardhshme./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%