Mbrëmjen e së mërkurës, autobusi i KB Prishtina është sulmuar nga tifo-grupi mitrovicas “Torcida”, ku u shkaktuan dëme të shumta materiale.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe presidenti i klubit kryeqytetas, i cili e konsideron si sulm ndaj tërë sportit kosovar.
Reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Mrëmë përmes sulmit të skuadrës tonë, u sulmua i tërë sporti Kosovar! Ngjarje të tilla duhet të dënohen nga të gjithë dhe të kenë zero tolerance nga organet e rendit.
E tërë kampanja dhe organizimi deri tek fillimi i Kupës së Kosovës ishte i përgaditur për cdo lavdatë. U krijua një super momentum për basketbollin kosovar që zhvillimi i Kupës të ketë një vëmendje të shtuar nga publiku dhe skuadrat të jenë super të motivuara për sukses.
Ishte me të vërtet një ngjarje shumë e rëndë për lojtarët tanë dhe pjestarët tjerë të skuadrës, të cilët kishin punuar shumë në parapërgaditje të kësaj ndeshje dhe të gjithë ishim super të motivuar për një fitore të radhës në Pejë.
Ceremonia e fillimit të Kupës së Kosovës ishte madhështore, me spektakël që meritonte të flitej mrëmë e sot, e jo për këto ngjarje të shëmtuara që duhet të i takojnë vetëm të së kaluarës.
Reagimi i kryetarit të KB Trepçës me të cilin kam raporte të shkëlqyeshme, ishte i menjëhershëm, dhe besoj që edhe klubi i dha mesazhin e merituar aktit vandal. Besoj që të gjithë duhen reflektuar që duke sulmuar lojtarët e pafajshëm, sulmojnë një djalë, një vëlla, nje babë dhe një sportist i cili punon shumë që të arrijë aty ku është!
E falenderoj edhe kryesinë e KB Pejës, që si nikoqir morën përsipër organizimin e kthimit të skuadrës tonë në Prishtinë dhe më shprehen keqardhje të sinqertë për incidentin e ndodhur.
KB Pejës dhe KB Trepçës i uroj suksese në garë dhe njëkohësisht i bëjë thirrje të gjithë tifozëve të përmbahen dhe distancohen nga këto veprime dhe bashkarisht të fuqizojmë dhe masivizojmë basketbollin kosovar.
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...