Pas kryerjes së operacionit për heqjen e gjakut të mpiksur në tru, Diego Armando Maradona do të qëndrojë në spitalin “Olivos”, të paktën deri të hënën e ardhshme. Njoftimi u bë nga mjeku personal i kampionit Argjentinas, Leopoldo Luque:
“Ne jemi të sigurt që Diego do të qëndrojë këtu deri të hënën. Kur një pacient ka sindromën e tërheqjes, varësisë, (pasojat që ka lënë përdorimi i alkoolit), ne e trajtojmë, nuk e lëmë të shkojë në shtëpi. Diego nuk ishte dakord, por ne insistuam dhe tani po e shohim duke u përmirësuar – vazhdoi Luque – Ideja tani është që ai të mbetet në spital derisa të përfundojë procesin, i cili ndryshon nga pacienti në pacient”.
Nëse nga njëra anë vijnë konfirmime për “progres në riaftësimin e “El Pibe de Oro”, nga ana tjetër, tek Diego shfaqet spektri i varësisë nga alkooli.
Për këtë problem foli specialisti Alfredo Cahe, i cili e ka trajtuar Maradonën për një dekadë në periudhën më të vështirë të tij:
“Kushtet e tij sot të kujtojnë shumë kohën kur ai u detyrua të shtrohej në spital, në Kubë, për t’u detoksifikuar nga kokaina. Maradona ka zëvendësuar drogën me alkool. Pra, është një gjendje e pakontrollueshme”.
Dhe konfirmimi i fjalëve të tij duket se vjen nga buletini më i fundit mjekësor i lëshuar nga spitali: “Pacienti po përparon mirë dhe nuk ka pasoja neurologjike, megjithatë Maradona ka shfaqur episode konfuzioni dhe simptoma që i atribuohen një krize tërheqjeje, përfshirë djersitje të theksuara dhe ndryshime të papritura të humorit”.
Kjo është arsyeja pse, pavarësisht dëshirës për të shkuar në shtëpi, Maradona do të qëndrojë në spital të paktën deri të hënën.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...