Maradona: Lionel Messi shkon 20 herë në tualet para një ndeshje

13:30 | 13 Tetor 2018
Arbresh Info

Ikona e Argjentinës, Diego Maradana pretendon se Lionel Messi nuk është një lider.

Messi është duke pasur vështirësi me barrën e të qenurit kapiten i Argjentinës dhe lojtari i tyre kryesor në Kampionatin Botëror 2018 dhe nuk ka luajtur për vendin e tij që nga atëherë, transmeton portali arbresh.info.

“Messi është një lojtar i mrekullueshëm, por nuk është një lider”, ka thënë Maradona për superyllin e Barcelonës.

“Para se të flas me trajnerin dhe lojtarët, ai do të luaj në PlayStation. Më pas, në fushë, ai dëshiron të jetë një lider. Ai është më i miri në botë së bashku me Cristiano Ronaldon”

“Për mua është e vështirë ta them këtë, por është e kotë të krijosh një lider nga një njeri që shkon në tualet 20 herë para një ndeshje”

“Nuk ekzistojnë dy mënyra rreth kësaj. Të ndalemi dhe të mos e bëjmë Zot Messin. Messi është vetëm një tjetër lojtar nga Argjentina”

“Nuk do ta ftoja atë tani, por kurrë nuk duhet të themi kurrë. Ne duhet të largojmë presionin nga ai”

“Ne duhet t’ia heqim pozitën drejtuese Messit në mënyrë që Messi të jetë ai që ne duam të jetë”

“Unë do ta bëja që të luaj ashtu siç dua. Unë do e ftoja dhe do të luaja me të ashtu siç e di si luan Messi”

Superylli nuk është ftuar as në për ndeshjet e këtij muaji nga skuadra e tij kombëtare dhe e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e dyshimtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme