Diego Armando Maradona i ka dhënë fund eksperiencës së tij si trajner i Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ardhur tashmë në Europë.
El Pibe D’oro do të stërvitë klubin bjellorus të Dinamos së Brestit, marrëveshje të cilën e ka arritur para pak orësh.
Por nuk mbaron me kaq, pasi në Bjellorusi Maradona nuk do të bëjë vetëm trajnerin. Klubi i ka besuar atij edhe rolin e Zëvendës/Presidentit të skuadrës, duke i garantuar plotfuqishmëri në drejtimin e skuadrës.
Dinamo Brest militon në ligën kryesore bjelloruse dhe po investon fuqishëm për të synuar titullin kampion, por edhe ecuri në kompeticionet europiane.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...