Maradona kritikon Ronaldon për deklaratën se është më i miri në botë

19:13 | 15 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Diego Maradona ka kritikuar Cristiano Ronaldon për deklaratën e tij se është lojtari më i mirë në botë duke insistuar gjithashtu që Lionel Messi është në mungesë të karizmit për atë që e ka shfaqur gjatë karrierës së tij.

Cristiano Ronaldo siguroi për të pestën herë Topin e Artë në Paris javën e kaluar, gjë që do të thotë se sulmuesi i Real Madridit ka barazuar për nga numri i çmimeve prestigjioze rivalin e  tij në Barcelonë, Lionel Messin, transmeton portali arbresh.info. Reprezentuesi portugez ishte modest si gjithmonë kur pranon ndonjë trofe duke vendosur se ishte momenti i duhur për t’iu treguar të gjithëve se ai “nuk ka parë askund më të mirë” se ai.

Jo që Maradona nuk e beson fare këtë, por fituesi i Kampionatit Botëror e përshkruan deklaratën e Ronaldos si të “pakuptimtë”. Duke folur për gazetën spanjolle ‘AS’, Maradona ka thënë:

“Ronaldo ka thënë se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Tregoni atij të ndalojë së foluri gjëra të pakuptimta”

“Lojtari më i mirë? Për mua… nga ajo që kam parë është Alfredo Di Stefano, Cryff… dhe Messi, por mund të jetë edhe Cristiano gjithashtu”

57-vjeçari diskutoi gjithashtu krahasimet që bëhen ndërmjet tij dhe Messit, një lojtar që shumë mendojnë se ka tejkaluar madhështinë e Maradonas gjatë viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info.

“Çfarë i mungon Messit për të qenë një Maradona? Nuk mund të arrihet, është brenda teje dhe vjen si standard. Messi nuk mund të qëndrojë para 20 futbollistëve, t’i flas atyre dhe t’i motivojë ata, ashtu siç kam bërë unë”

“Ai do të thoshte ‘çfarë dëshironi të më pyesni djelmosha?’. Ata do e pyesnin atë më pas”

Ronaldo do të ketë pushim këtë javë në ndeshjet në ligë pasi skuadra e Zinedine Zidanes luan në finale të Kupës së Botës për klube me skuadrën braziliane Gremio.

Ndërkohë, Messi dhe bashkëlojtarët e tij kërkojnë të përforcojnë kreun me një fitore ndaj Deportivo la Corunas./arbresh.info/

Të ngjashme