Diego Maradona dikur kishte akuzuar Papa Gjon Palin e Dytë se kishte treguar mungesë totale të respektit dhe e sfidoi atë që të shiste tavanet dekoruese prej arit në Vatikan për të ushqyer të varfrit.
Storja për audiencën e legjendës argjentinase të futbollit me Papën në vitin 2000 ka dalë në dritë tani pas vdekjes së tij në moshën 60-vjeçare, transmeton portali arbresh.info
Maradona ishte i shqetësuar që Papa Gjon Pali i kishte dhënë rruzare si të gjithëve në vend se t’ia jepte një të veçantë kur u takuan në Romë 20 vjet më parë.
Dhe potencialisht ndihmoi në shpjegimin e një shpërthimi të mëvonshëm kundër kreut të Kishës Katolike kur ai tha: “Unë kam qenë në Vatikan dhe kam parë tavanet e arit. Dhe pastaj dëgjoj Papën duke thënë se Kisha shqetësohej për fëmijët e varfër.
“Ani? Shisni tavanet, or mik! Nuk ke ti asgjë. Ti ishe vetëm një portier”.
Ai kishte thënë se kur i pa tavanet e arta i humbi besimi.
Por më vonë, besimi i Maradonës u kthye nga Papa i tanishëm, dhe bashkëpatrioti argjentinas, Françesku.
‘Unë isha larguar nga Kisha, por Francisco më ktheu,’ tha ai para se të luante në Match for Peace të organizuar nga Vatikani.
Gjatë audiencës së tij, Maradona i dhuroi Papa Françeskut një fanellë të ekipit kombëtar të Argjentinës me ‘Francisco’ dhe numrin 10 në anën e pasme dhe të nënshkruar nga legjenda e futbollit.
Papa Gjon Pali II, papati i të cilit filloi nga 1978 deri në 2005, luajti futboll gjatë rritjes së tij në Poloni dhe ishte një portier./arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...