Diego Maradona është dërguar me nxitim në spital pasi ishte afër rrëzimit pas fitores dramatike të Argjentinës kundër Nigerisë.
Legjenda e futbollit është parë një video të shkurtër duke u ndihmuar nga shokët e tij të shqetësuar për të ecur deri në një vend më të sigurt pas ndeshjes në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/joelcanojr/status/1011713910188068865
57-vjeçari ka ngjallur shqetësime serioze rreth gjendjes së tij dhe sipas ‘ESPN’ ai është kontrolluar nga mjekët para se të dërgohej me shpejtësi në spital me ambulancë.
Maradona është parë duke reaguar si një i “çmendur” pas golit të epërsisë të realizuar nga Lionel Messi.
Heroi i Argjentinës, që ngriti trofeun e Kampionatit Botëror me vendin e tij në vitin 1986, me vështirësi ecte pas përfundimit të takimit 2 me 1 kundër Nigerisë./arbresh.info/
https://twitter.com/emilioelmago/status/1011707395649818624
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...