Maradona del nga spitali

12:35 | 5 Janar 2019
Arbresh.info

Legjenda e futbollit argjentinas Diego Armando Maradona doli nga spitali pasi u shtrua për gjakderdhje të brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë informacion e konfirmoi vajza e tij Dalma Maradona.

“Ata që u shqetësuan për babain tim, mund të qetësohen. Ai është mirë, kemi dalë nga spitali dhe po shkojmë në shtëpi”, ka shkruar Dalma në rrjetet sociale.

Tek ish-futbollisti 58-vjeçar gjatë një kontrolli rutinë u gjet se ka gjakderdhje të brendshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme