Pas 15 muaj të hetimeve, Prokuroria në Argjentinë ka hedhur zyrtarisht hapin kryesor për zbulimin e shkaqeve kryesore të vdekjes së futbollistit më të madh argjentinas, Diego Armando Maradona. Në kohë të njëjtë, janë ngritur akuza ndaj tetë personave, për vrasje me paramendim.
Maradona ndrroi jetë nga një atak në zemër më 25 nëntor 2020, vetëm një muaj pasi mbushi 60 vjeç dhe u lirua nga spitali, pasi iu nënshtrua një operacioni në një hematomi në kokë. Pas një hetimi të detajuar, në të cilin Prokuroria dyshoi se bëhej fjalë për vdekje nga pakujdesia dhe përkujdesje jo e mirë shëndetësore, tani janë ngritur tetë akuza ndaj tetë personave.
Neurokirurgu Leopoldo Luke, psikiatri Agustina Kosachev, si dhe tetë punonjës të tjerë mjekësorë dhe shëndetësorë, të cilët duhet të kujdeseshin për shëndetin e një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, përballen me dënime me burg nga 5 deri në 25 vjet.
Nga provat e mbledhura, Prokuroria doli në përfundimin se shtatë nga tetë të pandehurit “vepruan në mënyrë të pakujdesshme, duke rritur kështu rrezikun e pacientit për një ngjarje fatale, që mund të ishte shmangur”.
Aktakuza është e shkruar në 29 faqe, ndërsa në ditët në vijim pritet të dihet edhe data e fillimit të gjykimit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...