Maqedonia e sulmon Shqipërinë me katër shqiptarë (FOTO)

13:50 | 21 Gusht 2017
Arbresh.info

Kanë mbetur edhe pak ditë para ndeshjeve të xhiros së shtatë dhe të tetë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll.

Maqedonia do të ketë në petkun e saj katër shqiptar kundër kombëtares së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë.

Nga përzgjedhësi Igor Angellovski janë të ftuar shqiptarët Ferhan Hasani (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds), Enis Bardhi (Levante) e Visar Musliu (Vardari). Ndeshja Izraeli – Maqedonia luhet me 2 shtator, kurse ajo Maqedoni-Shqipëri do të zhvillohet me 5 shtator.

Dy ndeshje që priten me kureshtje sidomos ajo me Shqipërinë.

Të ngjashme