Manuel Neuer mungon në ndeshjen e ardhshme

17:30 | 1 Shkurt 2019
Arbresh Info

Manuel Neuer nuk është pjesë e skuadrës së Bayern Munichut për ndeshjen në udhëtim në kuadër të Bundesligas kundër Bayer Leverkusenit.

Neuer ka startuar në të gjitha 19 ndeshjet këtë sezon, por nuk do të jetë në gjendje për të luajtur kundër Leverkusenit të shtunën si pasojë e një lëndimi në duar që pësoi në stërvitje, transmeton portali arbresh.info.

Sven Ulreich është në linjë për të bërë paraqitjen e tij të parë në ligë këtë sezon te skuadra e Niko Kovac.

Ulreich ka impresionuar gjatë detyrës së tij si zëvendësues i Neuerit sezonin e kaluar kur kapiteni i Bayernit ishte jashtë fushës për shkak të lëndimit serioz në këmbë.

Bayerni ka fituar shtatë ndeshjet e tyre të mëparshme në Bundesliga, por vazhdon të jetë ende me gjashtë pikë prapa liderit të tabelës në ligë – Borussia Dortmunit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme