Me largimin e Niklas Sule, Bayern Munchen do të humbasë një mbrojtës të lartë, sipas kapitenit të skuadrës, Manuel Neuer. Portieri dukej jo shumë i kënaqur me këtë vendim të marrë nga bordi, dhe veçanërisht, jo shumë i kënaqur nga fjalët e ish-shefit, Karl-Heinz Rummenigge.
Kapiteni i Bayernit shprehu pakënaqësinë e tij për largimin e Sule pas ndeshjes kundër RB Leipzig, e cila përfundoi 3-2. 35-vjeçari i vjen keq që bashkëlojtari i tij do të largohet në verë.
“Na mërzit që Niklas po largohet. Do të na mungojë”, tha Neuer, duke kundërshtuar fjalët e Rummenigge.
“Ishte një rrugë e gjatë derisa ai arriti kulmin e tij, ai ka bërë shumë mirë në dy vitet e fundit”.
“Mendoj se mund të thuash se ai ka pohuar veten këtu dhe ka treguar paraqitje të shkëlqyera”, shtoi Neuer./Arbresh.info
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...