Portieri gjerman i Bayern Munchen është duke munguar që nga tetori i vitit 2017, ku për shkak të një lëndimi që pësoi në këmbë, u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni dhe më pas u desh të kalonte një periudhë të gjatë rikuperimi përmes një shërimi special për t’u riaftësuar.
Portieri gjerman, të martën festoi ditëlindjen e tij të 32-të dhe më pas u pa për herë të parë pas një kohe të gjatë, në një seancë stërvitore me skuadrën bavareze.
Mirëpo, Neuer po dyshohet se gjatë rikuperimit të tij, ka përdorur substanca të ndaluara përmes injektimeve që i ka bërë në këmbë, derisa me të dëgjuar për këtë dyshim, Manuel Neuer është deklaruar dhe ka thënë se është habitur me rastin.
“Nuk e di ku kam gabuar. Në kurën që kam bërë me stafin mjekësor, çdo gjë ka qenë brenda normave. Bëhet fjalë për injektimin e qelizave, që janë përgjegjëse për rritjen e kockës së dëmtuar, por papritur mora një telefonatë nga Bon, ku më thanë që mund të kem përdorur substancë të palejueshme, që ndryshe shihet edhe si doping”, tha duke buzëqeshur Neuer.
Mirëpo, duket se bëhet fjalë vetëm për një seancë sqarimi midis doktorëve që janë marrë me shërimin e Neuer dhe departamentit përgjegjës për parandalimin e dopingut në Gjermani.
Përndryshe, Manuel Neuer, kishte udhëtuar edhe në Tajlandë për të vazhduar rehabilitimin e tij nga lëndimi, pasi moti i nxehtë që zotëron atje, ishte arsyeja e portierit gjerman që u largua nga i ftohti i Munihut.Kurse, sa i përket kthimit të tij me skuadrën në fushë, ai këtë pritet ta bëjë në muajin prill për ndeshjet që zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?