Manuel Locatelli rinovon me Juventusin deri në vitin 2028

16:20 | 9 Nëntor 2023
D.H

Rinovimet te Juventus po vazhdojnë, ndërsa së fundmi është mesfushori Manuel Locatelli ai që ka zgjatur kontratën për  “Zonjën e Vjetër”.

Përmes faqes zyrtare, Juventus ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës deri në qershor të vitit 2028, shkruan Arbresh.info.

“Manuel Locatelli rinovon për një të ardhme bardhezi. Rinovimi me Juventusin deri në vitin 2028 është zyrtar.”- ka shkruar klubi italian.

Locatelli u bashkua me Juventusin në vitin 2021, nga Sassuolo.

Kujtojmë që Locatelli më përpara ka qenë edhe pjesë e Milanit dhe Atalantës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme