Google ADS

Manolas te Chelsea ose Untedi?

13:59 | 30 Qershor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, thuhet se ka refuzuar Zenit St Petersburg, kështu që Manchester United dhe Chelsea mund të ndërhyjnë në transferimin e tij.

Qendërmbrojtësi grek kishte rënë dakord për një marrëveshje me klubin rus, por nuk u paraqit për testet mjekësore të tij.

Më pas u zbulua se kishte një mosmarrëveshje rreth pagesës, pasi Manolas donte pagat e tij të përcaktuara në euro, në vend të valutës ruse Rubles.

Monedha ruse ka qenë më e paqëndrueshme në vitet e fundit, kështu që lojtari dhe agjenti i tij donin të siguronin pagën e tij në euro për të shmangur humbjet për shkak të luhatjeve valutore.

Tani SportMediaset raporton se problemi nuk mund të zgjidhet, dhe Manolas nuk do të lëvizë në Rusi te Zeniti.

Sidoqoftë, ai ka shumë pak gjasa të kthehet në ekipin Giallorossi, sidomos sepse ata duhet ta shesin për të ndihmuar klubin me Financial Fair Play.

Mendohet se reprezentuesi grek tani ka gjasa të shkojë në Ligën Premier Angleze, me të dy gjigantët, Manchester United dhe Chelsea, që janë të interesuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme