Sadio Mane e ka pranuar se Real Madridi është “një skuadër e mrekullueshme”, por shton se nuk ka kontakte mes tij dhe klubit rreth një transferimi të përfolur nga Liverpooli.
Madridi mund të jetë në merkato duke kërkuar përforcime për linjën frontale derisa Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i lidhur me transferimin sensacional te Juventusi, i cili iu përgjigj këtyre thashethemeve të premten përmes një deklarate duke zbuluar se ata “janë duke vlerësuar disa mundësi”, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Senegalit, Mane dhe ylli i Chelseat – Eden Hazard, janë vlerësuar si shënjestra të mundshme të gjigantit në La Liga në rast se Ronaldo largohet për transferim në Torino.
Megjithatë, Mane ka thënë se nuk ka pasur asnjë bisedime me klubin ndaj të cilit shënoi në finale të Ligës së Kampionëve.
“Këto janë vetëm thashetheme. Nuk jam në dijeni për diçka dhe nuk kam qenë në kontakt”, ju tha ai gazetarëve në një vizitë në vendlindjen e tij në Bambali.
“Unë vazhdoj të jem një lojtar i Liverpoolit dhe do t’i bashkohem bashkëlojtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turneun parasezonal”
“Real Madridi është një ekip i mrekullueshëm, por unë jam i fokusuar në skuadrën time, Liverpoolin”
Mane ka shënuar vetëm një gol për Senegalin në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”./arbresh.info/
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...