Mane: Liverpooli mund ta mposhtë çdo skuadër në botë

17:53 | 3 Maj 2018
Arbresh Info

Sulmuesi Sadio Mane beson se Liverpooli “mund ta mposhtë çdo skuadër në botë” para finales së tyre në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit.

Liverpooli siguroi kualifikimin në finalen e tyre të tetë pas fitores me rezultat të përgjithshëm 7 me 6 kundër Romas mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.Sulmuesi senegalez thotë se nuk i ka frikë skuadrës së Zinedine Zidanes dhe beson që “Redsat” kanë shansa të mëdha për të fituar për të gjashtë herë trofeun më 26 maj.

“Nëse ju keni për tu përballur me Real Madridin, ju duhet të mendoni për ata – ata janë njëra nga skuadrat më të mira në botë”, ka thënë Mane për ‘Sky Sports’.

“Ne jemi Liverpooli, ne jemi të fortë dhe mund të mposhtim çdo skuadër në botë. Ne do të bëjmë më të mirën tonë për të shkuar dhe për të fituar finalen”

Edhe pse skuadra në Anfield është në finale të këtij kompeticioni, vendi i tyre për një vend në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm nuk është i siguruar ende./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme