Ish-lojtari i Chelseas, Demba Ba beson që ylli i Liverpool, Sadio Mane e ka merituar Topin e Artë jo sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.
Argjentinasi vitin që lamë pas në ceremoninë e lojtarit më të mirë në botë, arriti ta fitojë Topin e Artë për herë të gjashtë, ndërsa senegalezi u renditë i katërti në listë.
Mirëpo, sipas Demba Ba kjo ka qenë padrejtësi, ngase Mane ka fituar çdo trofe që duhej fituar dhe e meritonte çmimin e lojtarit më të mirë në botë, transmeton portali arbresh.info.
“Gjithmonë kam thënë se edhe nëse i ndërrojmë statistikat e Messit me të Manes, Messi përsëri do e fitonte Topin e Artë edhe me më pak gola të shënuar”
“Fakti është se Mane fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën dhe kishte një sezon të pabesueshëm duke fituar Këpucën e Artë në Angli. Nuk mund ta besoj që nuk e fitoi Topin e Artë”
“Messi është lojtar më i mirë, të gjithë e dimë këtë. Edhe nëse Mane vjen dhe me thotë se është më i mirë se Messi, do ta godisja në fytyrë dhe do i thosha që ta mbyllte gojën, por në vitin 2019 kishte sezon më të mirë”
Me sukses të mrekullueshëm senegalezi është duke vazhduar edhe në të këtë sezon, derisa interesim për transferimin e tij është duke shfaqur Real Madrid./arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...