Mane: Agjenti dhe unë ishim të gatshëm të nënshkruanim për Unitedin

09:44 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Sulmuesi Sadio Mane e ka pranuar se ai konsideroi bashkimin me rivalët e Manchester Unitedit përpara transferimit te Liverpooli.

Reprezentuesi i Senegalit u transferua në Anfield në një marrëveshje prej 34 milionë funtesh katër vjet më parë, dhe është bërë një lider në skuadrën e Jurgen Kloppit.

Mane tani e ka pranuar se, para se të materializohej interesi i Liverpoolit, ai nuk e priste atë.

Ylli i Liverpoolit madje zbuloi se ai dhe agjenti i tij ishin duke konsideruar nënshkrimin me rivalët e Unitedit.

“Jo me të vërtetë”, u përgjigj fillimisht Mane, kur u pyet nga The Times nëse ai mendoi se Liverpool do ta kërkonte.

“Ne [Unë dhe agjenti im] po mendonim më shumë për Manchester Unitedin”.

“Kjo ishte një kohë e vështirë për mua ndërsa isha në bankinë, kështu që nuk po mendoja se kush më thërriste”.

“Isha i kënaqur që Klopp më thirri dhe nuk po mendonte se isha një reper”, përfundoi ylli i Reds. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme