Mario Madzukic nuk do të rikthehet në Serie A, përderisa pritet që të nënshkruajë për gjigantët turk të Fenerbahçes.
Ish sulmuesi i Juventusit ka qenë i lidhur me një rikthim në Serie A në javët e fundit, me Fiorentinan dhe Milanion që janë përmendur destinacione të tij të radhës kohëve të fundit.
Por, kroati, ka arritur marrëveshje, sipas gazetës turke Fanatik, me Fenerbahçen.
Raporti thotë se 34 vjeçari, i cili ka qenë i lidhur me një kalim edhe të Galatasaray, pritet që ta formalizojë kalimin në Super Lig turke këtë javë.
Mandzukic u largua nga Juventus si lojtarë i lirë në janar, pasi luajti katër vite e gjysmë në Torino. /GazetaExpress/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...