Mario Mandzukic vazhdon të tërheq vëmendjen e shumë skuadrave.
Ylli kroat, i cili së fundmi u aktivizua larg Evropës, ka vendosur që të kthehet përsëri në kontinentin e vjetër, ndoshta për aventurën e fundit në karrierë.
Superliga e Turqisë mund të jetë një nga destinacionet për Mandzukic, pasi siç raportojnë mediet italiane, skuadra nga ajo ligë po kërkojnë shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Galatasaray është një nga skuadrat që po rivalizon skuadrën e Fiorentina për kartonin e lojtarit.Mandzukic do të konsideronte kalimin te gjiganti turk nëse ata i ofrojnë pagë prej 3-4 milionë eurove.
Lojtarin e do në skuadër edhe strategu i madh turk, Fatih Terim.Mbetet të shihet nëse Mario Mandzukic do të transferohet te skuadra e Galatasaray.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë