Mario Mandzukic raportohet të ketë refuzuar një ofertë për t’iu bashkuar Paris Saint Germainit dhe do të vazhdojë qëndrimin në Juventus të paktën deri në janar.
Bazuar në raportet e fundit nga Sky Sports, Goal dhe të tjerat, reprezentuesi kroat ka refuzuar idenë për kalim në Parc des Princes, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte shënjestër e tyre pas lëndimit të Edinson Cavanit dhe çështjes së vazhdueshme në lidhje me të ardhmen e Neymarit.
Megjithatë, duket se Mandzukic nuk është i përgatitur për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm në ditët e fundit të merkatos së transferimeve.
Ai rrezikon të mbetet jashtë skuadrës së Juventusit për Ligë të Kampionëve, por duket i vendosur për të vazhduar në Torino dhe për të rikonsideruar pozitën e tij në janar.
Manchester United kishte shtruar ofertë në fillim të verës për të dhe thuhet gjithashtu se para të mëdha ishin ofruar edhe nga Kina.
33-vjeçari ka kontratë te Juventusi deri në qershor të vitit 2021./arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...