Mandzukic prish kontratën me Al-Duhail: Jam agjent i lirë

16:11 | 5 Korrik 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Mario Mandzukic, zyrtarisht ka prishur kontratën me Al-Duhail.

Kroati u transferua nga Juventus-i te Al-Duhail gjatë verës së kaluar dhe është i lidhur me rikthimin në Seria A, te AC Milan ose Benevento, të cilët janë provomuar, transmeton portali arbresh.info.

“Rosonerët” e shohin Mandzukic si pasuesi i Zlatan Ibrahimovic, i cili është i lidhur me kalimin te skuadra e tij, Hammarby.

Mandzukic përmes një postimi në Twitter ka konfirmuar prishjen e kontratës, ndërsa i ka uruar klubit më të mirat.

“Kam arritur marrëveshje me Al-Duhain që të prish kontratën momentale”.

“E vlerësojë besimin që e kam fituar në Katar dhe i urojë më të mirat klubit dhe skuadrës në të ardhmen”, kishte shkruar ai.

https://twitter.com/MarioMandzukic9/status/1279770729823612928

Pritet të shihet se cilën nga dy skuadrat do të zgjedh kroati./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme