Juventusi dhe Mario Mandzukic duken të vendosur për të vazhduar rrugëtimin e tyre së bashku për shkak se kroati thuhet se ka rënë dakord rreth një kontrate të re.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit me “Zonjën e Vjetër” skadon në qershor të vitit 2020, por raportet jashtë Italisë sugjerojnë se një kontratë e re është formalizuar, transmeton portali arbresh.info.
Sky Sports raporton se Mandzukic do të vazhdojë qëndrimin në Juventus deri në qershor të vitit 2021, një marrëveshje që mund të rezultojë në përfundimin e karrierës së tij në Torino.
Kroati aktualisht fiton 4.5 milionë euro për sezon dhe pritet që kontrata e tij e re t’i siguroj 5.5 milionë euro neto për sezon, përfshirë bonuset.
Mandzukic ka qenë te Juventusi që nga viti 2015 kur iu bashkua atyre nga Atletico Madridi në një marrëveshje që vlejti 21 milionë euro.
Që nga atëherë, Mandzukic ka shënuar 43 gola brenda 158 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet për gjigantin italian.
Këtë sezon, Mandzukic ka shënuar tetë gola në Serie A brenda 22 paraqitjeve./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...