Raporte të ndryshme pretendojnë se Mario Mandzukic mund të jetë jashtë fushë për një muaj duke rrezikuar kështu humbjen e takimit kundër Atleticos.
Sulmuesi i Juventusit është lënduar të enjten në stërvitje dhe Massimiliano Allegri thotë se shërimi me shpejtësi i reprezentuesit kroat nuk pritet të ndodhë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve të fundit, ekziston frikë që ai ka një plagë në bicepsin femor të kofshës së tij në këmbën e djathtë. Kjo mund të jetë e mjaftueshme për të detyruar atë të qëndrojë jashtë fushës për një muaj duke i shkaktuar një problem të madh “Zonjës së Vjetër”.
Ata do të përballen me Atletico Madridin në xhiron e 1/8-ës në kuadër të Ligës së Kampionëve më 20 shkurt.
Ky lëndim është një tjetër arsye pse Juventusi është duke refuzuar të lejojë sulmuesin adoleshent Moise Kean që të largohet në formë huazimi gjatë këtij muaji.
Ndërkohë, Juan Cuadrado nuk do të jetë në dispozicion për tre muaj si pasojë e një lëndimi në gjurin e tij./arbresh.info/
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...
Burimi përfshihet nga paniku dhe ndihet i rrezikuar nga zarf...
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros