Raporte të ndryshme janë duke pretenduar se Mario Mandzukic mund të detyrohet të operohet, gjë që do të bëjë që sulmuesi i Juventusit të qëndrojë jashtë fushës për tre ose katër muaj.
Reprezentuesi kroat ka dëmtuar kofshën e tij vikendin e kaluar në stërvitje dhe diagnozat e para kanë shfaqur se atij i duhet qëndrim në tavolinën e trajtimit diku nga dy deri në katër javë, transmeton portali arbresh.info.
Por, sipas raporteve të fundit nga mediat në Itali, lëndimi duket të jetë më serioz seç ishte menduar fillimisht.
Manduzkic mund të kërkojë një operacion, gjë që mund të detyrojë atë të qëndrojë jashtë fushës për të paktën tre ose katër muaj.
Një gjë e tillë mund të bëjë që Juventusi të rikthehet në merkato të transferimeve këtë janar për të kërkuar për një zëvendësues për shkak se sulmuesi qendror i vetëm si opsion është adoleshenti Moise Kean.
“Zonja e Vjetër” tashmë ka mbetur gjithashtu pa shërbimet e Juan Cuadrados dhe Andrea Barzaglit për disa muaj./arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...