Trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ,ka analizuar telashet e Cristiano Ronaldos te skuadra e Juventusit.
Mancini nuk e ka fajësuar portugezin për mos shënimin e golit në tri ndeshjet e para të Serie A.
Ai ka thënë se përforcimi rekord i Juventusit është duke kaluar vetëm një periudhë të vështirë e cila do t’i përfundojë së shpejti.
“Është në një moment ku gjërat nuk shkojnë, ka shënuar gola në karrierën e tij andaj nuk besoj se do të ketë probleme”, u shpreh ai, përcjell arbresh.info.
“Në këtë moment gjërat nuk janë duke i shkuar mirë por është normale për një sulmues”, shtoi Mancini.
“Juventus i mban të mbyllura ekipet kundërshtare, ata mbrohen me shumë futbollistë dhe Ronaldo nuk i ka hapësirat që i kishte në Spanjë, është një moment i vështirësisë”, përfundoi ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...