Google ADS

Mancini trajner i ri i kombëtares së Italisë?

22:33 | 11 Maj 2018
Arbresh.info

Roberto Mancini pritet që të ndërpresë kontratën e tij me Zenitin jo më larg se deri të hënën për të nënshkruar me kombëtaren e Italisë.

Tekniku mori drejtimin e Zenitit verën e kaluar, por ka 21 fitore, 13 barazime dhe 10 humbje në këtë periudhë në të gjitha garat.

Sipas Corriere della Sera, Mancini me sukses ka negociuar strategjinë e tij të largimit nga Zeniti.

Kontrata pritet të shkëputet me pajtim nga të dyja palët, ndërkaq në kontratën e tij aktuale ai fiton gjashtë milionë euro në sezon.

Besohet se Mancini do ët nënshkruajë edhe si trajner i ri i Italisë jo më larg se të mërkurën.

Ai do të ketë kontratë dyvjeçare prej 2 milion euro në vit dhe një bonus që aktivizohet në rast të kualifikimit për Euro 2020.

Mancini periudhën më të suksesshme si menaxher e ka pasur te Interi duke dominuar absolutisht Serie A nga viti 2006 deri në vitin 2008. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme