Mancini trajner i ri i Italisë

09:57 | 8 Maj 2018
Arbresh.info

Roberto Mancini ka arritur marrëveshje për t’u bërë trajner i Kombëtares së Italisë, pasi përfundimisht e ka pranuar uljen e pagës.

Mancini, i cili aktualisht e drejton ekipin e Zenit St Ptersburgut, tashmë ka mbajtur bisedime për rolin e trajnerit të ekipit kombëtar të Italisë, por buxheti i tërë për pagën e tij dhe stafit të tij është vetëm 5 milionë euro në vit, e njëjta shumë të cilën ai e fiton në Rusi.

Megjithatë, e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se Mancini është pajtuar të ketë pagë vjetore prej 2 milionë euro në vit.

Emërimi i tij në postin e trajnerit të Kombëtares nuk është konfirmuar ende.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme