Mancini refuzon Leicester Cityn?

17:03 | 24 Shkurt 2017
Arbresh Info

Raportet nga mediat angleze pretendojnë se Roberto Mancini ka refuzuar mundësinë për të qenë pasardhësi i Claudio Ranierit në Leicester City.

‘Sky Sport UK’ raporton se Mancini nuk është i interesuar për të zëvendësuar bashkëkombësin e tij te klubi në “King Power Stadium”, pavarësisht njohurive rreth një mundësie të tillë, transmeton portali arbresh.info.

Ranieri i siguroi Leicester Cityt titullin në Premierë Ligë sezonin e kaluar, por u shkarkua mbrëmjen e kaluar pas disa rezultateve negative.

Shkarkimi i italianit erdhi pas disfatës 2 me 1 në Ligë të Kampionëve ndaj Sevillas./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme