Roma është pranë transferimit të mbrojtësit të Atalantas, Gisanluca Mancini për 25 milionë euro, bën të ditur “Calciomercato.com” të martën.
Mancini shihet si zëvendësues i Kosta Manolasit te Roma. Ky i fundit kaloi te Napoli këtë muaj. Roma me Atalantan kanë arritur marrëveshje, ku skuadra kryeqytetase do të paguajë 21 milionë euro plus katër milionë tjerë varësisht nga përformanca e lojtarit.
Mancini 23-vjeçar shënoi gjashtë gola në 35 ndeshje stinorin e kaluar dhe ai po ashtu ka edhe dy ndeshje me përfaqësuesen A të Italisë. Mancini pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Roma në fund të javës.
Pritet që fillimisht Mancini të huazohet për një vit me obligim për blerje. Në mënyrë të ngjashme kaloi verën e kaluar Bryan Cristante nga Atalanta te Roma.
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...