Selektori i Italisë, Roberto Mancini ishte jashtëzakonisht i pakënaqur me vërshëllimat që erdhën në drejtim të Leonardo Bonuccit, në barazimin e Italisë me Portugalinë (0:0).
E gjitha kjo ndodhi në stadiumin e skuadrës së Milanos, “San Siro” dhe duket se arsyeja ka të bëjë me transferimin në Juventus.
Selektori italian ka thënë se kjo gjë nuk duhet kurrë të përsëritet, sidomos kur lojtarët janë duke mbrojtur fanellën kombëtare.
“Ishte një gabim i tifozëve të vërshëllehej Bonucci” ka thënë trajneri në konferencën pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.
“Kjo është një shenjë proteste, e cila nuk duhet të ndodh në ndeshjet ku luan kombëtarja” ka thënë Mancini.
Portugalia me barazimin kundër Italisë siguroi kalimin në fazën “play off” të Ligës së Kombeve.
Banka e vetme me pronar shqiptar së shpejti me pikë të re në...
Adresimi i Kurtit në mbledhjen e 238-të të Qeverisë
Jasharaj i reagon Nagavcit për lojërat e rrezikshme të fëmij...
Rovena këndon, Sara i kërkon të pushojë – e do zërin e Tayna...
Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Netflix gjobitet me 4.75 milionë euro për shkelje të të dhën...