Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se disfata kundër Spanjës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve do vetëm sa do t’i japë forcë kampiones së Evropës.
Spanja e mundi 2:1 Italinë të mërkurën në San Siro, për ta siguruar finalen e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, duke ia shkaktuar të kaltërve humbjen e parë si kampionë të Evropës.
Ferran Torres i shënoi golat e fitores por Spanja u ndihmua edhe nga përjashtimi i hershëm i Leonardo Bonuccit në fund të pjesës së parë pas dy kartonëve të verdhë.
Lorenzo Pellegrini i dha një fije shprese Italisë për një rikthim të madh, por ishte tepër vonë tashmë.
“Të tilla janë ndeshjet, nganjëherë incidentet i ndryshojnë ato. Pjesa e parë ka mundur të përfundonte 1:1 shumë lehtë”, tha Mancini.
“Të luash kështu, të shënosh një gol dhe të mos pësosh më shumë kur je me 10 lojtarë në fushe, ishte paraqitje e mirë”, shtoi ai.
“Besoj se përkundër disfatës, kjo paraqitje na jep fortë”, këmbënguli Mancini pas ndeshjes.
Spanja po ashtu ia ndërpreu Italisë ecurinë rekorde prej më së shumti ndeshjeve pa humbje, 37, në historinë e ekipeve kombëtare. /GE/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...