Google ADS

Mancini favorit për detyrën në Itali?

10:41 | 2 Shkurt 2018
Arbresh Info

Dy gazetat më të mëdha në Itali e kanë vlerësuar trajnerin aktual të Zenit St Petersbourg, Roberto Mancinin, si personin favorit për detyrën si trajner i ardhshëm i Italisë.

‘Gazzetta dello Sport’ dhe ‘Corriere dello Sport’ besojnë që Mancini është në një “pozitë më të mirë” për të qenë pasardhësi i Giampiero Ventuas, pas një njoftimi të enjten që ai ishte njëri nga katër shënjestrat, së bashku me Antonio Conten, Carlo Ancelottin dhe Claudio Ranierin, transmeton portali arbresh.info.

Ish trajneri i Interit dhe Manchester Cityt mori detyrën te Zeniti verën e kaluar dhe i dërgoi ata në pozitën e dytë të ligës ruse si dhe në xhiron e 1/16 në Evropa Ligë.

Kjo vjen pas lajmit nga komisionari i ri i Federatës së Futbollit të Italisë, Roberto Fabbricini që sugjeron se trajneri i skuadrës U21, Luigi Di Biagio, mund të mos jetë mbikëqyrësi i ndeshjes miqësore të Italisë kundër Argjentinës në Angli muajin e ardhshëm.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse rusët do të lejojnë Mancinin të flas me “Azurrët” ose nëse ata mund përballojnë blerjen e tij edhe pse është nën kontratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme