Roberto Mancini është duke u përgatitur për ndeshjen ndërmjet Italisë dhe Spanjës në Ligën e Kombeve duke thënë se triumfi në këtë garë pas ‘Euro 2020’, do të ishte gjë e mrekullueshme.
Azzurrët nuk kanë pësuar humbje në 36 ndeshje dhe të mërkurën përballen me La Roja në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve.
Fituesi do të luajë në finalen e San Siros të dielën kundër Francës ose Belgjikës.
Përzgjedhësi i Italisë ka thënë se Spanja (me të cilën u ndesh në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian) ishte skuadra më e vështirë me të cilën u përball ekipi i tij.
“Do të ishte fantastike ta fitonim (Ligën e Kombeve) pas Kampionatit Evropian dhe do të ishte e përsosur të kualifikoheshim në Kampionatin Botëror më herët, por nuk do të jetë lehtë”, ka thënë Mancini për faqen e UEFA-s.
Verso le #UNLFinals: parla il ct #Mancini, tra la #Spagna e i ricordi di #Euro2020https://t.co/bAwX3V56Dv
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) October 4, 2021
Për shkak të kufizimeve nga COVID-19, stadiumet në Itali janë të hapur vetëm me 50 për qind të kapacitetit, prandaj Stadio Giuseppe Meazza do të jetë gjysmë i mbushur.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...