Google ADS

Mancini: Botërorin në Katar e fiton Italia ose Spanja

23:34 | 16 Korrik 2021
A. B.

Trajneri i Italisë pret që La Roja të jetë njëra prej Kombëtarëve më garuese për Botëror në Katar, që organizohet vitin tjetër

Ecuria e mirë e Italisë për kurorëzim si kampion në Europë këtë verë që ka mundur të mos jetë favorit, me skuadrën e Roberto Mancinit që pati një paraqitje perfektë nga fillimi deri në fund, e ku kulmoi me fitore kundër Anglisë dhe ata ngritën trofeun në Wembley.

Por, ishte fitorja e tyre në gjysmëfinale kundër Spanjës që i vuri ata më së shumti në vështirësi, me skuadrën e Luis Enriques që kishte mundësi edhe ta fitonte ndeshjen dhe ta dërgonte në shtëpi skuadrën Azzurri. Megjithatë, rastet nuk mjaftuan dhe Italia e fitojë ndeshjen në sajë të penalltive.

Transmetuesi publik i Italisë, RAI, ka transmetuar një dokumentar “Sogno Azzurro” që mbulon suksesin e Italisë në Euro 2020 dhe një ndër pikat më interesante nga një orë pasi ata kryesonin kundër Spanjës në gjysmëfinale vjen një deklarim interesant që mund t’ju interesojë futbolldashësve spanjoll.
“Nuk mund të fitoni gjithmonë duke e kontrolluar ndeshjen”, ju thotë Mancini lojtarëve të tij gjatë ndeshjes gjysmëfinale. “Kjo është ajo që ne dëshirojmë por atë e dëshiron edhe kundërshtari. Nëse duhet të prisni, lejoni ata të luajmë dhe të jemi të qetë”.

“Spanja ka një skuadër të mirë. Do ta shihni në Botërorë që do të ndahet mes neve dhe atyr, ndoshta do të hyjë edhe ndonjë Kombëtare tjetër. Ata kanë lojtar shumë të mirë – të rinj, por shumë të mirë. Nuk do të jetë ;ejtë, ne do të vuajmë deri në fund, por, si gjithmonë, ne duhet të ia dalim së bashku”.

Për këtë kanë folur pas ndeshjes edhe Matteo Pessina dhe Ciro Immobile. “Kam ëndërruar për Busquetsin”, tha mesfushori i Atalantas, “mendoja që është në krevatin tim”. Sulmuesi i Lazios mandej ka folur për punën dhe sakrificën që ai është dashur ta bëjë duke thënë se “ka kaluar 60 minuta duke vrapuar pas topit”. /GazetaExpress/

Të ngjashme