Manchester Unitedi nuk do ta shkarkojë Ralf Rangnickun dhe bëhet e ditur se ai do ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.
Pas barazimit ndaj Southamptonit (1-1) janë shtuar zërat që kërkojnë shkarkimin e 63-vjeçarit, mirëpo gjermani e ka punën të sigurt – njofton Express.co.uk.
Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, Djajtë e Kuq e angazhuan Rangnickun si trajner të përkohshëm deri në fund të këtij sezoni dhe nuk e kanë në plan të bëjnë lëvizjen e radhës.
Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, ishte shënjestra kryesore e Unitedit, mirëpo klubi anglez nuk arriti t’i siguronte shërbimet e tij.
Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i bordit dhe përzgjedhja që do të bëjnë për postin e trajnerit pasi të përfundojë sezoni 2021/2022.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...