Liverpool ka vazhduar me formën e shkëlqyer në Premierë Ligë.
“Reds” mposhtën rivalin Manchester United me rezultat 2 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në kampionatin anglez.
Ishte Virgil van Dijk që shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 14-të, transmeton portali arbresh.info.
Holandezi u gjend mjaftë mirë pas rivendjes së mrekullueshme që gjuajti Trent Alexander-Arnold.
https://www.youtube.com/watch?v=rr8c9CZ8TkU
Vendasit gjithashtu shënuan edhe dy herë, por të dy golat iu anuluan nga VAR.
Goli i Firminos u anlua për shkak se Van Dijk kishte bërë faull te David de Gea, derisa goli i Wijanldum nuk u pranua sepse ky i fundit ishte në pozitë jashtë loje.
https://twitter.com/gifGoals_/status/1218941351158525954
https://twitter.com/gifGoals_/status/1218943677701279744
Ndërsa në pjesën e dytë, Mohamed Salah në minutat shtesë të pjesës së dytë shënoi golin e fitores (90+3).
Pas kësaj fitore, Liverpool blindon kreun me 14 pikë diferencë nga pozita e dytë që i takon Manchester Cityt, kurse “Djajtë e Kuq” renditët në pozitën e pestë me 34 pikë./arbresh.info.
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...