Manchester United vendos për të ardhmen e Erik ten Hag

15:00 | 8 Maj 2024
D.H

Aventura e trajnerit Erik ten Hag te skuadra e Manchester United është drejt fundit.

Sipas “Daily Mail”, klubi ka marrë vendimin për trajnerin holandez.

Ten Hag do t’i komunikohet largimi nga “Old Trafford”, por kjo gjë do të ndodhë pas finales së FA Cup, ku “Djajtë e Kuq” do të përballen me Manchester City.

Humbja turpëruese 4:0 nga Crystal Palace i ka vënë kapakun një sezoni zhgënjyes për Unitedin, që rrezikon të mos luajë në Evropë sezonin tjetër.

Ende nuk dihet se cili do të jetë pasuesi i tij edhe pse janë përmendur shumë kandidatë.

Ndër emrat më të përmendur është ai i Thomas Tuchel, i cili do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme