Ka përfunduar edhe kryendeshja e xhiros së 22-të në Premierligë, mes Tottenham dhe Manchester United.
Ky takim i takoi mysafirëve nga Manchester, të cilët arritën të fitojnë me rezultatin minimal 0:1.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi anglezi Marcus Rashford në minutën e 44’, shkruan lajmi.net.
Meritë të madhe në atë gol pati edhe francezi Paul Pogba i cili dha një asistim maestral.
Kjo ishte sfida e parë me një kundërshtar serioz për Ole Gunnar Solskjaer, por norvegjezi tregoi se Manchesteri po rikthehet seriozisht.
Është kjo fitorja e pestë me radhë nga United në Premierligë dhe tashmë ata grumbullojnë 41 pikë, duke u barazuar me Arsenal.
Tottenham mbetet në kuotën e 48 pikëve, në vendin e tretë të tabelës
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...