Manchester United është mposhtur nga Bristol City në takimin e çerekfinales së Carabao Cup me rezultat 2-1, duke u turpërkuar kështu nga një skuadër e Championshipit.
Bristol City ka bërë historinë duke rrëzuar Djajtë e Kuq nga çerekfinalja e Carabao Cup.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan nga disa raste, por asnjëra nuk arriti të gjej rrugën e golit.
Skuadra e Jose Mourinhos në këtë pjesë-lojë nuk arriti të gjej fare kuadratin e portës duke mos qenë fare e rrezikshme në këta 45 minutat e parë.
Pjesa e dytë e ndeshjes nisi më mirë për vendasit që arritën të gjejnë shpejt golin e epërsinë duke i befasuar Djajtë e Kuq.
Ishte mesfushori Joe Bryan, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 51-të, ku pas asistimit të Marlon Pack kali Bristolin në epërsi 1-0.
Pas këtij goli, Djajtë e Kuq u hodhën në sulm dhe shpejt gjetën barazimin, ku shënues ishte Zlatan Ibrahimovic, ku në minutën e 58-të me një supergol nga goditja e dënimit barazoi shifrat në 1-1.
Me të barazuar rezultatin, Unitedi u gjuajt fortë në sulm për të gjetur golin e fitores, por u befasua nga vendasit, të cilët në minutat shtesë shënuan golin e fitores.
Ishte mesfushori Korey Smith, i cili shënoi për 2-1 dhe eliminoi Unitedin nga Carabao Cup dhe në gjysmëfinale do të takohen me Manchester Cityn.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë